Lëndoi gjurin, mungoi për gjashtë muaj – Futbollisti kosovar tregon se si ishte rikthimi për të!

Endrit Hashani është rikthyer nga një lëndim gjashtë mujor që e pësoi me skuadrën e FC KEK.
Ai sot ka është paraqitur me skuadrën e tij në një miqësore të zhvilluar ndaj FC Tetekes, shkruan IndeksOnline
Lëndimi i tij ishte shumë i rëndë, pasi kishte këputur ligamentet e gjurit, e për të njohur më shumë natyrën e dëmtimit të tij dhe se ishte rikthimi pas gjashtë muajsh, IndeksOnline ka biseduar me futbollistin, Hashani.
Hashani tha se e ka qëndruar për gjashtë muaj, ku madje e ka menduar edhe se nuk mund të rikthehet në fushë pas këtij lëndimi.
“Kam qëndruar për gjashtë muajsh jashtë dhe rikthimi sot ishte i papërshkrueshëm”, tha fillimisht Hashani.

“Kam pas frikës se nuk mund të rikthehet në fushë, ende nuk jam në 100 përqindëshin tim por gjithmonë e kam mëndu më të mirën që kam me u kthy, e sa i përket operimit e kanë bërë mjekë kosovarë”, përfundoi ai.