75 Mall Live Search
09:56 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / k.v

Lëndoi një person në aksident, iku nga vendi i ngjarjes

Me datë 27 tetor 2021, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit “Daimler Chrysler” me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, ku gjatë anashkalimit kishte goditur një viktimë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Dëshmitarë të rastit e dërguan viktimën në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi.

Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt.