75 Mall Live Search
23:32 / E Diele, 01 Janar 2023 / AR

Lens e mposht PSG-në, e hap garën për titull në Ligue 1

Lens e ka tronditur Paris Saint-Germainin, duke e mposhtur me rezultat 3-1, në kuadër të javës së 17-të në Ligue 1.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Przemyslaw Frankowski, në minutën e 5’, teksa rezultatin e barazoi Hugo Ekitike, në minutën e 8’.

Vendasit kaluan edhe njëherë në epërsi me anë të Lous Opendas, në minutën e 28’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Claude Maurice e trefishoi epërsinë për Lensin, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Lens pas fitores mbetet në vendin e dytë me 40 pikë, me katër pikë larg Parisit, që është në vend të parë me 44 sosh, nga 17 ndeshje.