Leo Messi 51-49 Cristiano Ronaldo
Pasi Cristiano Ronaldo shënoi dopietë ndaj Sampdorias, Lionel Messi e përfundoi vitin me më së shumti gola në vitin 2018 – argjentinasi shënoi 51 gola krahasuar me portugezin që shënoi 49.
Messi ka arritur në kuotën e 50 golave në tetë prej nëntë viteve të fundit, teksa vetëm në vitin 2013, arriti të shënojë më pak – 45 gola në 47 ndeshje.
Cristiano ka shënuar gjithnjë më shumë se 50 gola nga viti 2011, duke e arritur kuotën e 69 golave në vitin 2013, transmeton IndeksOnline.

Me një më pak, tashmë kjo ecuri e tij është ndalur.
Rekordi absolut është ende i mbajtur nga Messi, i cili ka shënuar 91 gola në vitin 2012.
LUFTA PËR ”KËPUCËN E ARTË”
Dy golat e Cristianos e bëjnë atë top-golashënues në Serie A me 14 gola, një më pak se Messi, i cili është aktualisht top-golashënues në La Liga.

Lufta për ”Këpucën e Artë” vazhdon./IndeksOnline/