75 Mall Live Search
19:30 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Leon Dajaku debuton me gol te Bayern Munich

Leon Dajaku ka shënuar golin e parë në debutim te Bayern Munich në miqësoren ndaj Rottach-Egern.

Dajaku shënoi në minutën e 7′ të takimit, për rezultatin 2-0.

Kampioni i Bundesligës e transferoi në korrik talentin kosovar nga rivali i tyre Stuttgart, pas paraqitjeve mbresëlënëse në sezonin e kaluar.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer me ekipin U-19 të Stuttgartit, ndërsa ka kontribuuar në triumfin në DFB Cup dhe për arritjen në pozitën e dytë.

Ndryshe, në nivel ndërkombëtar ai luan me Gjermaninë U18, ku e ka shënuar një gol në tri paraqitje. /IndeksOnline/