75 Mall Live Search
19:21 / E Shtunë, 17 Shkurt 2024 / G T

Leon Dajaku shënon gol të bukur për Hajduk Splitin, vazhdon ëndrra për titull në Kroaci

Skuadra e Hajduk Splitit ka shënuar një fitore të madhe si mysafir i Rudes me rezultatin 0:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në HNL-n e Kroacisë.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi lojtari shqiptar, Leon Dajaku, shkruan Indeksonline

Dajaku shënoi një gol tejet të bukur në minuta te fundit për t’ia dhënë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.

Kujtojmë që ky ishte goli i katërt i Dajakut në Kroaci. Përveç shënimeve ai ka bërë dy asiste në kampionat.

Kujtojmë që me këtë fitore, Hajduk Spliti shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e dytë, dy më pak se lideri, Rijeka. (50)./Indeksonline/