75 Mall Live Search
19:44 / E Martë, 10 Shtator 2024 / Gj. Sh

Leon Elshani shënon dy gola për Luksemburgun, talenti që duhet ta ndjekim

Një tjetër talent kosovar po rritet në futboll.

Leon Elshani nga Ozdrimi i Pejës, ka një të ardhme të madhe.

19-vjeçari ditë më parë ishte vendimtar për kombëtaren e Luxemburgut U21, në ndeshjen ndaj Azerbajxhanit ku shënoi dy gola.

Ai në të ardhmen pritet të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës ose Kombëtaren e Shqipërisë./IndeksOnline/