Leonard Gashi publikon këngën e re “Ex”, fansat dyshojnë se ia ka dedikuar Leles
Këngëtari i njohur, Leonard Gashi ka publikuar sot projektin e tij më të ri muzikor, me titull “Ex”, i cili është shoqëruar edhe me një videoklip.
Kënga dyshohet se i është kushtuar ish-partneres së tij, Leles, me të cilën Leonard nisi një romancë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, shkruan IndeksOnline.
https://youtu.be/rAXBe_lJHdc?si=EitQKvgFmwlhJko_
Në tekstin e këngës, artisti flet për ndarjen dhe nostalgjinë pas një dashurie të përfunduar, çka ka shtuar edhe më shumë dyshimet për lidhjen e mundshme mes projektit dhe historisë së tij personale.

