09:04 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020 / V R

Leonardo DiCaprio i gëzohet lajmeve nga Shqipëria, publikon foto të lumit Vjosa

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio është shumë aktiv me kampanja për mbrojtjen e mjedisit, e së fundi i është gëzuar një lajmi që vjen nga Shqipëria  

Kohë më parë fituesi i çmimit Oscar iu bashkua fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe publikoi një foto në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, pikërisht në mbrojtje të lumit.

Këtë e ka bërë edhe së fundi, ku DiCaprio thotë se lajme të mira vijnë nga Shqipëria për mbrojtjen e Vjosës, teksa përmend refuzimin e projektit të digës si dhe njoftimin se zona do të bëhet një park kombëtar.

“Ndërsa ne presim që Kryeministri Federal dhe qeveria e tij në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa ligjor për të mbrojtur lumenjtë e vendit pjesë e ‘Zemrës Blu’  të vendit nga shkatërrimi i mëtejshëm nga hidrocentralet e vogla, ka lajme shumë të mira që vijnë nga Shqipëria. Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës mund të shpëtohet nga zhvillimi i hidrocentraleve”, shkruan aktori.

“Më 25 shtator, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar,   Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër, shkruan tutje aktori, ndërsa e publikoj edhe një foto të lumit Vjosa./Indeksonline/