10:45 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Leonardo DiCaprio në lidhje me modelen 22 vjeçare?

Aktori i famshëm hollivudian, Leonardo DiCaprio mori pjesë në ankandin e Christie të pikturës së Leonardo da Vinçit “Salvator Muni”, pikturë të cilën ai ia shiti për 450 milion dollarë një blerësi të panjohur. Sipas Page Six, aktori më pas u largua të darkoi në Estiatiorio Milos me një grup shokësh, në mesin e të cilëve ishte edhe modelja 22 vjeçare, Sarah Snyder, shkruan Indeksonline.

Por gazeta shkruan më tej se DiCaprio, 43 vjeç, dhe Snyder janë “vetëm miq” dhe se ata ishin atje me një “grup më të madh njerëzish”.

Fituesi i Oskarit u largua nga restoranti i vetëm.

Snyder, thuhet se u nda nga Jaden Smith këtë vit, pasi u akuzua që në vitin 2016 ajo vodhi një çantë Hermes prej $ 15,995 nga Qendra Tregtare Bypass 117 në Katonah, NY./Indeksonline/