75 Mall Live Search
21:34 / E Diele, 19 Dhjetor 2021 / C E

Leonardo: Ka ende një mundësi që Mbappe të nënshkruajë një kontratë të re me PSG-në

Kylian Mbappe është një njeri i kërkuar dhe ndjekja e tij nga Real Madridi së bashku me vendosmërinë e Paris Saint-Germain për ta mbajtur atë do të jenë ngjarjet kryesore të afatit kalimtar të ardhshëm.

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, është i vetëdijshëm se klubet e tjera do të përpiqen të largojnë francezin nga Parisi, por ai ende beson se ka një shans që ai të qëndrojë, pavarësisht se është shumë i lidhur me një largim.

“Është një situatë e ndërlikuar sepse ne do të donim që ai të qëndronte këtu përgjithmonë dhe ne duhet të respektojmë pozicionin e tij”, tha Leonardo në një intervistë për Le JDD dhe Europe1.

“Unë mendoj se ka ende një shans të mirë që ai të nënshkruajë një kontratë të re [në PSG]. Besoj se është e mundur”.

Leonardo beson se Mbappe është aktualisht lojtari më i mirë në botë, shkruan Marca.

“Njerëzit mendojnë se ne themi se ai është më i miri sepse duam që ai të nënshkruajë një marrëveshje të re, por nuk është kështu,” tha ai.

“Është më e madhe se sa dëshiron klubi”.

“Në moshën gati 23-vjeçare, Kylian ka një pjekuri të jashtëzakonshme për të”.