75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / OSH

Leonardo: Real Madrid ka treguar mungesë respekti për PSG

Drejtorit sportiv i PSG, Leonardo, ka kritikuar skuadrën e Real Madrid, duke thënë se këta të fundit kanë treguar mungesë respekti për skuadrën parisiene, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se mënyra se si presidenti i Los Blancos, Florentino Perez flet për transferimin e Kylian Mbappes nuk tregon respekt.

“Brenda një jave, futbollisti (Karim Benzema), trajneri (Carlo Ancelotti) dhe tash presidenti (Perez), flasin për Kylian Mbappe sikur të ishte futbollist i tyre”, ka thënë Leonardo për L’Equipe.

Ndërsa Florentino Perez ka thënë se çështja e francezit do të zgjidhet në janar.