23:02 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Leonora bukuri e rrallë, grimohet nga Sellma “duarartë”

Prej vitesh argëton publikun me muzikën e saj, ndërsa që edhe hynë në mesin e femrave më të bukura shqiptare.

Ndonëse vitet kalojnë bukuria e Leonora Jakupit vazhdon të na mahnit ashtu siç ka ndodhur edhe në fotosesionin e fundit.

Këngëtarja e njohur u shfaq tërë shkëlqim me grim të theksuar dhe flokë të gjata bionde, duke kombinuar dukjen me aksesor ari.

E rregulluar tek grimjera e famshme shqiptare, Sellma Kasumoviq, këngëtarja rrezatonte nga bukuria.

Ndryshe, rikujtojmë që projekti i fundit i Leonores është kënga “Simpatia e shkollës” që e solli në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun./Indeksonline/