15:51 / E Enjte, 09 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Leonora Jakupi e vesh me Chanel nënën e saj (Foto)

Leonora Jakupi, njihet si një nga artistet më me stil dhe klas në vendin tonë. Bukuroshja nga Drenica, e cila nuk po njeh moshë, çdo herë e ka dëshmuar si di të jetë në trend me kohën dhe se përcjell koleksionet e fundit.

Këtë e dëshmoi edhe në fotografitë e fundit, në të cilat këngëtarja u pa e veshur me Gucci. Madje vetëm këpucët e saj kapnin shifrën e mbi 800 dollarëve amerikan, shkruan Indeksonline.

Mirëpo nuk është vetëm Leonora qe vishet firmato, edhe nëna e saj siç duket përcjellë market më në zë në botë. Në një fotografi të cilën e ka postuar këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram, ajo çka bie në sy janë rruzët e nënës së saj, të cilat janë të firmës Chanel dhe kanë një kosto prej 864.30 dollarëve./Indeksonline/