Leonora Jakupi feston ditëlindjen, falënderon nënën për sakrificën në një shkrim emocional

Sot artistja e mirënjohur dhe shumë e dashur, Leonora Jakupi për publikun ka ditën e saj të veçantë.
Këngëtarja sot feston ditëlindjen e 41-të dhe në këtë ditë special ajo ka publikuar një fotografi përkrah nënës të cilën e ka falënderuar për sakrificën që ka bërë për të.
“Ne ketë dite te veçante për Ty , dua te t ‘falënderoj për çdo sakrifice tendën e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qene e lehte për ty e as për mua , se bashku ja dolëm mbanë te gjitha sfidave te jetës. Prandaj kjo është dita jote, dita kur ti u bere nene për here te pare! Lus Zotin te t’kem me jete te gjate e ditët e lindjes time ti pres ne kraharorin tënd!”, ka shkruar Leonora.
Ndryshe, artistja së fundi publikoj këngën “Simpatia e shkollës” në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun./Indeksonline/
