Leonora Jakupi mahnit me elegancë, pozon ashtu siç i ka hije! (Foto)

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka realizuar një paraqitje të re në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të përkryer.
E veshur me një fustan të gjatë, ngjyrë vishnje, ajo shkëlqen me elegancë dhe finesë, shkruan IndeksOnline.

Fustani i ndërtuar me prerje që thekson butësisht linjat trupore të saj, nxjerr në pah shijen e saj unike dhe të rafinuar.