Leonora Jakupi nderohet me mirënjohje nga kryetari i Skënderajt
Leonora Jakupi ndër vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme dhe edhe sot është prej këngëtareve më të dashura në vend.
Për gjithë të arriturat në karrierën e saj profesionale, Leonora ka pranuar mirënjohje nga Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari .

“Ne permbyllje te vitit 2019 Faleminderit vendlindja ime!”, ka shkruar sipër postimi këngëtarja e cila ishte e lumtur për këtë.

Ndryshe, Leonora vazhdon të jetë aktive, ajo së fundi lansoj këngën e re në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Sabri Fejzullahu, ndërsa dyshja kanë paralajmëruar se do të sjellin edhe një tjetër duet së bashku./Indeksonline/