75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 26 Dhjetor 2025 / F.R

Leonora Jakupi publikon këngën “A je Gjallë”

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “A je Gjallë”, i cili u lansua sot në platformën YouTube nën produksionin PiKA.

Kënga u prit me interes të madh nga publiku. Teksti mban firmën e Fatmir Mujës, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Aldin Muja, shkruan IndeksOnline.

“A je Gjallë” vjen si një baladë emocionale, ku Leonora shfaq edhe një herë vokalin e saj karakteristik dhe interpretimin e ndjerë, elemente që e kanë bërë prej vitesh një nga emrat më të dashur të skenës shqiptare.

Më poshtë mund të dëgjoni këngën e plotë: