75 Mall Live Search
18:28 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Leonora Jakupi reagon pas arrestimeve të sotme: Me ty përjetësisht UÇK

EULEX sot ka arrestuar kryetarin dhe nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Në një postim në Instagram, këngëtarja drenicake ka mbrojtur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke postuar emblemen e UÇK-së.

Ndërsa në një postim tjetër shkruan “..Se lirën nuk e fituam vet, na e sollën Ata! Me ty përjetësisht UÇK”.

Kujtojmë që artistja e mirënjohur vazhdimisht ka treguar publikisht përkrahjen për të gjitha ata që i shërbyen vendit gjatë kohës së luftës./Indeksonline/