75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Leonora Jakupi: Situata është serioze, rrini në shtëpi

Leonora Jakupi iu është bashkuar figurave publike që po bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Këngëtarja e njohur tha se është për të mirën tuaj dhe se gjendja është shumë serioze për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 që aktualisht ka përfshirë pothuajse gjithë botën, shkruan Indeksonline.

“Situata është serioze, rrini në shtëpi! Për të mirën e juaj”, ka shkrua Leonora.

Ndërkohë, ka arritur në 22 numri i të infektuarave me koronavirus në Kosovë./Indeksonline/