75 Mall Live Search
12:46 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / AR

Leonora mahnit me paraqitjen, përzgjedh emrat e njohur për dukjen e saj

Këngëtarja e famshme Leonora Jakupi, i kushton rëndësi të veçantë paraqitjeve të saj.

Ajo është e njohur për dukjen dhe format trupore, me të cilat arrin të marrë vëmendjen sa herë që publikon imazhe në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Në paraqitjen e fundit, këngëtarja ka përzgjedhur emrat e njohur për look-un e saj.

Fustani elegant kuq e zi është i dizajnuar nga stilisti i njohur Valdrin Sahiti, për flokët është kujdesur Kaci Lleshi ndërsa për grimin e famshmja Sellma Kasumoviq.

Edhe kësaj radhe treshja fantastike bën ‘mrekulli’, ku këngëtarja shkëlqeu me dukjen e saj./Indeksonline/