Leotrim Bekteshi nënshkruan kontratë me Prishtinën deri më 2021
Mbrojtësi Leotrim Bekteshi, në korrik të vitit 2018 ishte transferuar nga Gjilani te Prishtina duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
27 vjeçari gjatë dy edicioneve të fundit ka qenë një prej futbollistëve më të mirë të Prishtinës, duke qenë i pazëvendësueshëm në pozicionin e tij në qendër të mbrojtjes, shkruan Indeksonline.
Klubi ‘bardhekaltër’ ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Bekteshin që të zgjasin bashkëpunimin.
“Njëri ndër mbrojtësit më të mirë në Superligë, Leotrim Bekteshi, ka vendosur t’i qëndroj besnik Prishtinës deri në verë të vitit 2021” thuhet në njofimin e Prishtinës.
/Indeksonline/