Leotrim Krasniqi konfirmon largimin nga Dinamo
Dinamo e Ferizajit ka mbetiur pa trajner.
Kjo pasi Leotrim Krasniqi ka konfirmuar largimin nga skuadra ferizajase, shkruan IndeksOnline.
Nuk dihet arsyeja e ndërprerjes së bashkëpunimit, edhe pse Dinamo është në garë për tu inkuadruar në Superligë, duke e mbyllur sezonin vjeshtor me 37 pikë në Ligën e Parë, me tre pikë prapa Vushtrrisë, e cila është lidere e tabelës.
”Faleminderit klubit Dinamo për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjateë kësaj periudhe.
Bashkëpunimi u mbyll me respekt të ndërsjellt. Faleminderit kryetarit të klubit për mundësinë, kryesisë së klubit dhe stafit për bashkëpunimin si dhe një falenderim të madhë për futbollistët me të cilët kalum një periudhë të bukur së bashku, suksese tutje.”, ka shkruar Leotrim Krasniqi./IndeksOnline/


