17:45 / E Premte, 01 Korrik 2022 / MSH

Leposaviq, laboratori bëhet gati për përpunim të narkotikëve, Policia ua shkatërron planet

Policia e Kosovës sot është angazhuar në një operacion të veçantë për shkatërrimin e një laboratori për përpunimin e narkotikëve në Leshak të Leposaviqit.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në laborator kanë qenë të montuara pajisje që përpunojnë substancat narkotike, të gatshme për përdorim.

“Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro” shkroi Sveçla në Facebook.

Sipas ministrit Sveçla, çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës.

“Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët” shtoi i pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme.