10:02 / E Martë, 23 Maj 2023 / L K

Leposaviq/Shtiu më AK-47 nga vetura dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Soqanicë në komunën e Leposaviqit është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

I dyshuari kishte shtënë nga një veturë dhe më pas e kishte braktisur veturën, ku edhe i është gjetur një AK-47.

Rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikit të përgjithshëm’.

“Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, njofton PK-ja, shkruan IndeksOnline.