75 Mall Live Search
23:55 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

L’Equipe: Berisha ka qenë zhgënjyes te Reims!

Valon Berisha po luan sezonin e parë te skuadra franceze, Reims.

Gazeta e famshme nga Franca ‘L’Equipe’ ia ka kushtuar një shkrim futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, shkruan IndeksOnline.

Në këtë artikull, kritikohet futbollisti kosovar.

“Valon Berisha ka qenë zhgënjyes që nga ardhja e tij në Stade de Reims”, shkruhet në gazetën franceze.

“Entuziazmi i drejtuesve të Reims, ku u vlerësuan paraqitjet e tij në RB Salzburg (45 gola në vitet 2012/18) ende nuk kanë pasur një jehonë të dukshme në fushë”, vazhdon shkrimi në këtë artikull të shkruar nga gazetari Laurent Grandcolas.

Berisha te Reims erdhi nga skuadra e Lazios gjatë afatit të verës 2020.

Për ekipin francez këtë sezon, mesfushori kosovar ka bërë afro 22 paraqitje, ka shënuar një gol dhe ka bërë 2 asistime./IndeksOnline/