17:34 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

“L`EQUIPE” : Fadil Vokrri, arkitekt i njohjes së vendit të tij

Për vdekjen e Kryetarit të Federatës së Futbollit në Kosovë kane raportuar shumë media ndërkombëtare.

E përditshmja sportive franceze “L`EQUIPE” shkruan se kreu i FFK’së ka qenë një prej sportisteve më të mirë që ka pasur Kosova, duke e cituar kështu edhe një Tëeet të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhajt, i cili kishte njoftuar për vdekjen e Fadil Vokrrit.

L’Equipe në artikullin e tyre kushtuar Vokrrit shkruan: Kreu i Fedaratës së Kosovës ishte një futbollist i kombëtares jugosllave. Ai kishte luajtur në Francë, në Nimer.

Presidenti i Federatës së Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u njoh nga UEFA dhe FIFA në vitin 2015, vdiq të pre mtën në moshën 57 vjecare. /IndeksOnline/

Temat: