L’Equipe: Mbappe s’e vazhdon kontratën me PSG-n

Sulmuesi, Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain qysh në këtë afat të transferimeve.
Gazeta franceze ‘L’Equipe’ raporton se sulmuesi i Kombëtares së Francës i ka treguar disa bashkëlojtarëve në PSG, se nuk dëshiron të vazhdoj kontratën dhe se ka kërkuar nga klubi largimin në këtë afat kalimtar, shkruan IndeksOnline
Për gati dy vite, 22-vjeçari është në diskutime me PSG-n për vazhdimin e kontratës. Sic duket ka ardhur koha e largimit.
Pour le moment, Kylian Mbappé ne veut pas prolonger au PSG
— L'ÉQUIPE (@lequipe) June 30, 2021
Kylian Mbappé a informé certains membres du PSG, qu'en l'état, il ne prolongerait pas. Mais il respectera sa dernière année de contrat https://t.co/W7U4pWxYLC pic.twitter.com/cGwRNQxkoi
I eliminuari me Francën në 1/8 e finales ka shumë oferta në tavolinë. Por, një duket se është serioze. Është oferta e Real Madrid, kjo e fundit ka kohë që kërkon Mbappen.
Përveç klubit spanjoll, të interesuar për shërbimet e francezit është edhe klubi i Liverpoolit – që shumë lehtë mund ta fus në marrëveshje një nga lojtarët: Salah apo Mane./IndeksOnline/