75 Mall Live Search
12:16 / E Martë, 10 Gusht 2021 / C E

L’Equipe: Messi ka arritur marrëveshjen me PSG-në

Gazeta e famshme franceze, L’Equipe ka shkruar se Messi ka arritur marrëveshje me PSG-në.

Sipas tyre avioni i argjentinasit pritet të ateroj në kryeqytetin francez në orët e ardhshme.

Marrëveshja është e kompletuar dhe janë diskutuar të gjitha detajet mes dy palëve.

Ai duhet të kalojë ekzaminimin mjekësor në fund të ditës dhe pastaj të nënshkruajë kontratën e tij dyvjeçare (plus një vit si opsion) menjëherë.

Një konferencë shtypi pritet të mbahet në Parc des Princes të mërkurën. /IndeksOnline/