75 Mall Live Search
12:03 / E Shtunë, 08 Shtator 2018 / indeksADMonline

L’Equipe përmend tre francezë në garën për Topin e Artë

Gazeta prestixhioze franceze, L’Equipe ka përmendur tre emrat e yjeve nga Franca si favoritë të mundshëm në garën për Topin e Artë.

Sipas ‘L’Equipe’, të tre kampionët botërorë, Varane, Griezmann dhe Mbappé janë në mesin e favoritëve për këtë çmim.

L’Equipe thotë se bashkë me këta tre yje do të garojnë edhe Ronaldo e Modric.

“Varane ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Realin, Griezmann ka fituar Europa Leaguen me Atletico Madrid, ndërsa Mbapppe është shpallur kampion me PSG-në” përmend L’Equipe si arsyet shtesë për këtë sukses të mundshëm./Indeksonline/