75 Mall Live Search
21:47 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

L’Equipe: Punë e kryer, Hazard te Real Madridi për 100 milionë euro

Gazeta e njohur franceze L’Equipe ka njoftuar që Real Madridi ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Eden Hazard në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës prestigjoze, madrilenët duhet të derdhin 100 milionë euro në konton e londinezëve.

Zyrtarizimi do të bëhet pas finales së Ligës së Evropës ku Chelsea do të luaj ndaj Arsenalit. /Indeksonline/