75 Mall Live Search
10:35 / E Martë, 04 Prill 2023 / B O

L’Equipe raporton se Messi dhe PSG janë pranë “divorcit”

‘L’Equipe’ raporton në kopertinën e saj se Leo Messi dhe PSG janë “afër divorcit”. Ky vendim i tij afrohet pas fishkëllimave të fundit që mori në ndeshjen e fundit që PSG e humbi nga Lioni.

Messi është në pritje të garancive për projektin parisien, por që ende s’ka marrë asgjë konkrete.

Skuadra franceze ka telashe të mëdha me Fair-Play financiar dhe largimi i Messit do të ishte një lehtësi për ta.

Laporta ditë më parë njoftoi se do të mirëprisnin rikthimin e Messit te Barcelona dhe se janë duke punuar për këtë./Indeksonline/