L’Equipe zbulon numrin e fanellës që do të mbajë Benzema te Franca, 10-shi i takon Mbappes

Karim Benzema do të rikthehet në kombëtaren e Francës pas më shumë se 6 vitesh.
Sulmuesi i Real Madridit do të jetë në listën e përzgjedhësit Didier Deschamps për kampionatin evropian ‘Euro 2020’.
L’Equipe zbulon se Benzema do të mbajë numrin 19 në fanellë.
Gjatë viteve të fundit, ai kishte bartur numrin 10 te Franca por tashmë ky numër është i rezervuar për Kylian Mbappen.
Franca pritet të zyrtarizojë listën e plotë gjatë kësaj jave.
/Indeksonline/