“L’Equipe” zbulon transferin e ri të Real Madridit, është një supertalent i madh!
Gazeta e famshme franceze, “L’Equipe” ka zbuluar pazarin e ri të Real Madridit. Skuadra e madhe spanjolle është duke punuar në transferimin e supertalentit francez, Cavaminga.
17- vjeçari që po impresonon të gjithë me talentin e tij është i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane.
Eduardo Cavaminga vitin e kaluar nënshkroi kontratën e parë profesionale me Rennes, duke marrë kontratë deri në vitin 2022.
Rennesi ka bërë me dije se secila skuadër që e do Cavamingan duhet të paguajë 100 milionë euro. Por, kjo vlerë me siguri që është e lartë për një lojtar 17- vjeçar që luan në një skuadër jo aq të madhe.
Real Madridi i ka nisur bisedimet me Rennes dhe se nuk do të dorëzohet deri në një marrëveshje me skuadrën franceze.
PSG-ja do të jetë skuadra më e vështirë për ta mposhtur në garë për 17- vjeçarin. /Indeksonline/