75 Mall Live Search
16:28 / E Diele, 04 Gusht 2019 / indeksADMonline

Lëre më që e bllokoi rrugën, por e parkoi super veturën e tij tek kontejnerët e bërllokut në Prishtinë

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet ku ngasësit e veturave nuk e kanë problem shumë parkimin.

Ani pse ekzistojnë dhjetëra parkingje, ata preferojnë t’i lënë veturat e tyre ku të duan, pa menduar jo vetëm që thyejnë rregullat e komunikacionit, por edhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke rrezikuar jetën e tyre, shkruan Indeksonline.

E kjo super veturë, me targa të Zvicrës është parë sot në qendër të Prishtinës, madje ka zënë vend pranë kontejnerëve të bërllokut, çka mund të shihni se si punëtorët e pastrimit nuk po kanë nga të lëvizin./Indeksonline/