12:49 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Leroy Sane flet pas operacionit

Leroy Sane mbeti i dëmtuar rëndë, në ndeshjen Comunnity Shield, mes Manchester Cityt dhe Liverpool.

23 vjeçari do të qëndrojë disa muaj jashtë fushave, pasi ka këputur ligamentet e gjurit.

Së fundmi, Sane i është nënshtruar një operacioni në gju, dhe pas saj ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shkruante se operacioni kishte shkuar siç ishte planifikuar.

“Faleminderit shumë për të gjitha mesazhet inkurajuese! Dy ditët e fundit kanë qenë të vështira, por operacioni shkoi siç ishte planifikuar. Unë jam pozitiv dhe i gatshëm për shërimin tim!”, ka shkruar lojtari.