75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 28 Janar 2026 / G T

Leroy Sane rrezikoi jetën e bashkëlojtarit të tij padashje!

Seanca e fundit te Galatasaray gati sa nuk u shëndërrua në një tragjedi. Ishte Leroy Sane që rrezikoi padashje jetën e bashkëlojtarit të tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet futbollisti gjerman duke hedhur shtizen drejt bashkëlojtarit të tij, shkruan Indeksonline

Pa menduar fare për pasojat, Sane gjuajti këtë shtizë mbi kokën e bashkëlojtarit dhe u ngulit në tokë.

Skuadra turke sonte luan ndaj Manchester Cityt, ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Ky takim nis nga ora 21:00 në “Etihad”./Indeksonline/