Lëshohet fletarrest në Pejë për të riun që shtyti nënën e tij për të bërë vetvrasje!

Peja është tronditur nga një rast që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. I riu nga Peja, Besart Shabi po kërkohet pasi që ka dyshime të bazuara sa ka shtyrë nënën e tij për të bërë vetvrasje.
24 vjeçari shtyeu nënën e tij që të varej në litar, por për fatin e mirë në momentet e fundit një gjë e tillë nuk ndodhi.
Indeksonline ka marrë informacione nga Spitali i Pejës ku bëhet e ditur se nëna e Besartit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet me kujdes.
Policia e Kosovës e ka kërkuar Besart Shabin në shtëpinë ku mund të ndodhte fatkeqësia, por që nuk është gjetur aty.
Më pas është lëshuar fletarrest dhe i njëjti po kërkohet për “shtytje në vetvrasje”./Indeksonline/