75 Mall Live Search
13:23 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / S Z

Lëshohet masa e ndalimit për 2 gratë që dyshohen për abortim të paligjshëm

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se është lëshuar aktvendim për ndalimin e dy grave që janë të dyshuara për abortim të jashtëligjshëm të një gruaje nga Podujeva.

Ajo, për Klankosova. ka theksuar se ato akuzohen për dy vepra penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.