75 Mall Live Search
10:06 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / P M

Lëshohet sot për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, ka njoftuar se sot do të lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër.

Përurimi i urës dhe ceremonia e prerjes së shiritit do të mbahen sot, duke filluar nga ora 16:00, tek ura në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, hapja e kësaj ure për qarkullim pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë pjesë të vendit.

“Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, njofton se sot do të lëshohet për qarkullim ura e re mbi lumin Ibër.

Përurimi i urës dhe ceremonia e prerjes së shiritit do të mbahen sot në orën 16:00, tek ura në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Indeksonline/