75 Mall Live Search
09:00 / E Mërkurë, 12 Mars 2025 / L K

Lëshohet urdhëri për arrestimin e Milorad Dodik!

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) ka lëshuar një urdhër për ndalimin për marrjen në pyetje të Presidentit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik , kryeministrit të RS Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandiq.

Udhëheqësit e Republika Srpska akuzohen për “sulmim ndaj rendit kushtetues” të Bosnje dhe Hercegovinës.

Nëse urdhërarresti nuk jep rezultatin e dëshiruar, një urdhër-arresti ndërkombëtar i Interpolit do të lëshohet për liderin e Republikës Srpska./Indeksonline/