13:21 / E Premte, 08 Prill 2022 / k.v

Lëshoi në qarkullim 2 mijë euro false, pranga llapjanit në Prizren

Pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Stacionit Policor Prizren, është bërë identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit: A.H., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), i cili dyshohet se ka lëshuar katër kartëmonedha të falsifikuar nga 500 euro në biznese të ndryshme në Prizren, në data të ndryshme.

Me 07.04.2022 është zbatuar Urdhëresa e GJ.P.P Prizren për kontrollim të shtëpisë së të dyshuarit në Podujevë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, nuk është gjetur kartëmonedha tjera të falsifikuara, por gjate zbatimit te urdhër-kontrollit, në shtëpi të dyshuarit është gjetur substanca narkotike që dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.02 gram. Për substancat narkotike te gjetura është iniciuar vepra penale ‘posedim i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope ose analoge’.

Gjate intervistimit i dyshuari për dy rastet ka pranuar veprën penale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me pas është lëshuar aktvendimi për ndalim 48 orë.

Policia e Kosovës apelon për të gjithë qytetarët që rastet e njëjta të paraqiten menjëherë në polici dhe njëherë kërkon nga bizneset apo qytetarët që të jene të kujdesshme kur pranojnë shumë të tilla të monedhave gjatë shitjes apo blerjes së mallrave, pasi në kohet e fundit kemi raste të shpeshtuara të falsifikimit të parasë të cilat janë vënë në qarkullim./IndeksOnline/