75 Mall Live Search
18:10 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / B O

Lëshon pikë Chelsea

Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Burnleyt, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të në Premierligë.

Kai Havertz kaloi “Blutë” në epërsi në minutën e 33-të të ndeshjes.

Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe Vydra në minutën e 80-të shënoi për rezultatin final.

Me këtë barazim, Chelsea vazhdon të mbetet lider në tabelë me 26 pikë.

Në anën tjetër, Burnley mbetet i 18-ti me tetë pikë gjithsej.