22:20 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Lëshuesi me kostum shumë afër shkëmbinjve, gati i prek kurorat e pemëve

Chris ‘Douggs’ McDougall ka bërë një lëshim të mahnitshëm, në pjesën malore pranë liqenit Garda në Itali.

Pamjet e marra nga kamera që ndodhej në helmetën e 42-vjeçarit, tregojnë se si ai kaloi shumë pranë shkëmbinjve, ndërsa gati preku kurorat e pemëve.

“Qëndroi 100 për qind i fokusuar, në mënyrën se si lëshohem. Kjo është pjesa më e rëndësishme, pastaj duhet mbajtur qetësia dhe të llogaritet mirë hapësira për ndalim”, ka thënë McDougall.

Kjo është një ndër lëshimet më të mahnitshme, që ky profesionist i ka realizuar gjatë karrierës së tij prej 20 vitesh.