75 Mall Live Search
23:00 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / AR

“Let pe lun” bën bujë, shpërthim klikimesh në një ditë!

Dueti i shumëpritur mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt, “Let pe lun”, la bërë bujë të madhe që në orët e para të publikimit.

Kënga ka arritur të marrë mbi 1 milion klikime brenda 24-orëve, duke u shndërruar në një hit të padiskutueshëm.

“Let pe lun” është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe fansat e dy artistëve.

Ky sukses tregon edhe njëherë fuqinë që kanë emrat e njohur të skenës shqiptare kur bashkojnë forcat./Indeksonline/