20:10 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Letër ekskluzive nga i burgosuri i “Kumanovës”: Jemi keq, po na keqtrajtojnë! (Dokument)

Keqtrajtimi fizikë ndaj pjesëtarëve të Grupit Kumanova po vazhdon të ndodhë nga autoritetet e sigurisë maqedonase. Mirëpo, përpos  tyre, sjellje jo të mira dhe sulme verbale e fizike janë transferuar edhe tek familjarët e këtij grupi.

Rufki Dogani, që po vuan dënimin me 40 vite në burgun e Shutkës, me anë të një letre dërguar në “Indeksonline”, ka sqaruar situatën me të cilën po kalon.

Ai tregon një rast kur kishte kërkuar që t’i bëhen incizime për lëndimet e rënda që i kishte, mirëpo askush se kishte marrë parasysh.

“Edhe pse të dërgojnë në spital vetëm si figurë kur nuk merret asgjë parasysh. Të gjitha letrat i bëjnë kamuflazh vetëm sa për arsye edhe pse ishte avokati i popullit të gjitha fjalë janë të shprazura”, thotë ndër të tjera Rufkiu.

(Foto: Rufki Dogani)

Letra e plotë:

Qysh nga fillimi kemi kërkuar se prej 9.5.2015 prej kur jemi dorëzuar kemi pas lëndime të rënda dhe kemi kërkuar që të bëhen incizime në detaje.  Por nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e jona si të akuzuar.  

Me 5.1.2018 kur familja më viziton janë keqtrajtuar familjarët nga policia e burgut.

Deri më tani askush nuk na ka kthyer ndonjë përgjigje. Letrat janë dërguar avokatit, avokatit të popullit por nuk janë marrë parasysh asnjë gjë. Trupi gjykues ka qenë politik, edhe pse ne nuk kemi frikë ndaj të vërtetës, kërkojmë që të përballemi me të vërtetën.

Edhe pse të dërgojnë në spital vetëm si figurë kur nuk merret asgjë parasysh. Të gjitha letrat i bëjnë kamuflazh vetëm sa për arsye edhe pse ishte avokati i popullit të gjitha fjalë janë të shprazura.

Edhe drejtori i burgut ishte prezent dhe avokati i popullit ishte prezentë që i tregoj që janë keqtrajtuar familjarët asgjë nuk është marrë parasysh po çdo shqiptar në burgun e Shutkës  keqtrajtohet në çdo aspekt edhe ndodh pasiguria e madhe në burg.