75 Mall Live Search
18:04 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Letër interesante drejtuar Messit: Ndalu së fituari sepse nuk po dimë më se si të të përshkruajmë

Cesar Chelala i cili është konsulent ndërkombëtar për shëndetin publik dhe po ashtu autor në mediumin e njohur ‘The Globalist’ ka shkruar një letër drejtuar Messit.

Chelala në këtë letër ka treguar që është një nga tifozët më të mëdhenjë të Messit por i ka kërkuar që të ndalet së fituari tituj sepse gazetarët po e kanë porblem të gjejnë emra për të, transmeton IndeksOnline.

Sipas tij duhet të shpiket një gjuhë e re pasi që deri më tani të gjitha fjalët e mundshme janë përdorur për Messin.

“Prandaj, Lionel Messi, të lutem, herën tjetër kur të jesh gati të fitosh një titull tjetër, mendo për shkrimtarët-admiruesit e tu, të cilëve nuk ju kanë mbetur më fjalë për t’ju përshkruar. Tani e tutje, ne do të duhet të krijojmë një gjuhë të re për t’ju përshkruar. Por ne do ta bëjmë atë me kënaqësi, me të njëjtën kënaqësi që kemi pasur kur të kemi shikuar duke luajtur” ka thënë në letrën e tij Chelala./IndeksOnline/.