75 Mall Live Search
12:43 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / F.R

Letra e Arta Bajramit, sqarohet këngëtarja: S’është shkruar për asnjë parti politike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami ka reaguar pas përdorimit të letrës së saj të hapur nga disa politikanë opozitarë për qëllime partiake.

Arta, thekson se letra nuk ka lidhje me politikën dhe është një apel i sinqertë si nënë dhe qytetare për miratimin e ligjit për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Kauza ime është vetëm një: miratimi i ligjit dhe mbështetja e projekteve që u shërbejnë këtyre fëmijëve. Nuk lejoj që dhimbja e tyre të përdoret për përfitime politike,” deklaron Bajrami.

Këngëtarja fton të gjithë ata që duan të ndihmojnë, ta bëjnë këtë në mënyrë konkrete duke votuar ligjin sapo të formohet qeveria, dhe jo përmes propagandës politike./IndeksOnline/