Letra e Kurtit për Abdixhikun, Isa Mustafa e ka një koment të shkurt për LDK-në

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është drejtuar me një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke shprehur gatishmërinë për një marrëveshje politike mes dy partive, me qëllim të konstituimit të Kuvendit dhe avancimit të legjislaturës së nëntë.
E ish lideri i LDK-së Isa Mustafa ka një përgjigjje fare të shkurtë, lidhur me letrën e Kurtit drejtuar Abdixhikut.
Mustafa për “Indeksonline” ka thënë se është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, i cili sipas statutit vendos për koalicione.
“ Është Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i cili sipas Statutit vendosë për koalicione”, ka thënë Mustafa për Indeksonline.
Ndryshe në letren e Kurtit drejtuar Abdixhikut thuhet se ai nuk ka pasur probleme me të, por me me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe.
“Mospajtimet e diferencat që mund të ketë LDK me LVV sot nuk janë më të mëdha se sa LDK i kishte para koalicioneve të mëparshme kur i bëri ato. Plus në vitin 2020 bashkë ne kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, thuhet në letren e Kurtit drejtuar Abdixhikut./Indeksonline./