16:19 / E Enjte, 11 Korrik 2019

Letra e ndarjes së Madonnës nga Tupac shitet javën e ardhshme

Pas një beteje ligjore për ta ndalur atë nga shitja, letra e dashurisë nga Tupac Shakur dedikuar Madonës më në fund po shitet në ankand.

Dhe për shkak të publicitetit rreth dokumentit, të cilin Tupac i shkroi këngëtares së Lucky Star nga burg, vlera është rritur, me ekspertë që parashikojnë se do të shitet për më shumë se 300 mijë dollarë.

Oferta e hapjes vetëm është 100 mijë dollarë, e vendosur nga kompania Gotta Have Rock & Roll.

Madonna e humbi ankesën e saj në muajin e kaluar, sipas raportimit të TMZ.

Letra e ndarjes nga Tupac, më datë janar 1995, thotë se ai i dha fund marrëdhënieve të tyre, pasi që ai kishte frikë se një grua e bardhë mund të rrezikonte karrierën e tij.

Dhe tani duket sikur shitja do të vazhdojë, përkundër betejës që bëri Madonna për ta ndaluar atë.

Shakur filloi letrën duke kërkuar falje për Madonën, duke shkruar: “Unë nuk kam qenë një lloj shoku, i cili është dashur të jem”.

“Që të dalësh me një njeri të zi nuk do të rrezikonte në asnjë mënyrë karrierën tënde, nëse diçka do të të bënte të dukesh shumë më e hapur dhe emocionuese,” shkroi ai më vonë në letrën.

Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur u vra në një xhirim me makinë në Las Vegas në shtator të vitit 1996./Indeksonline/